Le Të Jetë Paqja Arbritri Juaj

Le Të Jetë Paqja Arbritri Juaj

Dhe paqja e (harmnia e shpirtit që vjen prej) Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë (sundojë vazhdimisht si një arbitër) në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! (KOLOSIANËVE 3:15)

Mundohem ta drejtoj jetën time duke gjetur paqe. Nëse jam duke bërë pazar, nuk blej diçka nëse nuk kam paqe për të. Nëse përfshihem në një bisedë dhe e shoh veten duke humbur qetësinë time, bëhem e heshtur. Kur marr vendime, shikoj mundësitë që kam përpara dhe shoh se ku është paqja. Kur po përpiqem të dalloj midis zërit të Perëndisë dhe zërave të tjerë që konkurrojnë për vëmendjen time, unë dëgjoj për të dalluar se cili zë ose mesazh sjell paqen e Perëndisë në zemrën time.

Kam mësuar se ruajtja e paqes është e rëndësishme në mënyrë që të ruajmë fuqinë në jetën tonë. Kur nuk kemi paqe, ne mund të jemi duke bërë gabime serioze. Do të shkoja aq larg sa të thoja se ne nuk duhet të veprojmë kurrë nëse nuk kemi paqe. Ne mund të themi që paqja është një “konfirmim i brendshëm” që Perëndia po aprovon vendimin që kemi marrë.

Perëndia na drejton në paqe. Vargu për sot thotë që paqja është si një arbitër që vendos se çfarë është “e sigurtë” dhe çfarë jo. Nëse nuk ka paqe atëherë nuk duhet vepruar! Ne duhet të lejojmë që harmonia e brendshme e mendjeve dhe shpirtrave tanë të sundojë dhe veprojë si një arbitër, vazhdimisht në zemrat tona, duke vendosur dhe zgjidhur me siguri të gjitha çështjet që ngrihen në mendjet tona dhe vendimet që duhet të marrim në jetën tonë.

Ne duhet të mësojmë t’i bindemi ndjenjës së të drejtës dhe të gabuarës dhe të rezistojmë për të mos bërë gjërat me të cilat ndërgjegjja jonë e brendshme nuk është rehat. Perëndia na e jep ose na e merr paqen nga ndërgjegjja jonë për të na treguar nëse jemi apo jo në shtegun e duhur.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Le të jetë paqja arbitri juaj sot. Dijeni që endimi juaj është i drejtë nëse keni paqe dhe i gabuar nëse nuk keni paqe.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon