Spiranca e shpresës

spiranca e shpresës

Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur për shpirtin, e cila hyn deri në brendësinë e velit. –Hebrenjve 6:19

Ne të gjithë kalojmë kohë të vështira në jetë dhe si një anije gjatë stuhisë, kemi nevojë të jemi të patundur. Anija ka një spirancë që e ndihmon të jetë e qëndrueshme dhe Bibla thotë që spiranca e shpirtit tonë është shpresa.

Kur e bazojmë shpresën në Perëndinë dhe Fjalën e Tij, ne mund të ndiejmë erën dhe dallgët, por në fund nuk do të tundemi.

Gjatë një stuhie, shpresa na jep aftësinë t’i shikojmë gjërat si janë dhe përsëri të jemi të sigurt që diçka më e mirë po vjen. Kjo e bën shpresën një cilësi shumë të rëndësishme dhe të fuqishme që ta kemi, veçanërisht në kohë shqetësimesh. Në fakt, unë besoj që është themeli mbi të cilin besimi ynë duhet të formohet.

Askush, as Perëndia, nuk mund të na premtojë që nuk do të na duhet të përballemi me zhgënjimin apo shqetësimet. E rëndësishme është të mos ndalojmë së shpresuari. Duke mbajtur një qëndrim pozitiv dhe duke u mbajtur në shpresën që kemi në Krishtin, na vendos ne në një pozicion për të parë fuqinë e mrekullisë së Perëndisë.


Lutje

Perëndi, unë vendos shpresën në Ty; besimin tim dhe pritshmërinë se gjëra të mira do të vijnë në jetën time si një spirancë në kohë sprovash.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon