Lëreni Stuhinë Të Qetësohet

Lëreni Stuhinë Të Qetësohet

Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2

Kam kaluar shumë stuhi në jetën time: disa dukeshin si stuhitë e shpejta të pasdites, që janë të zakonshme gjatë verës, dhe disa dukeshin si uraganë të shkallës së katërt!

Duke studiuar këto stuhi, kam mësuar diçka: ato nuk zgjasin përgjithmonë dhe nuk kam nevojë të marr vendime madhore në mes tyre. Mendimet dhe ndjenjat ngrihen furishëm në mes të krizave, por janë pikërisht kohët, kur kemi nevojë të jemi të kujdesshëm për të marrë vendime. Shpesh mendoj me veten “Lëri emocionet të qetësohen përpara se të marrësh vendime”.

Duhet të ruajmë qetësinë dhe të disiplinojmë veten, të përqendrohemi duke bërë, çfarë mundemi, dhe t’i besojmë Perëndisë të bëjë gjërat që ne nuk mund t’i bëjmë dot.

Në vend që të mbyteni nga shqetësimi dhe frika, lidhuni me Perëndinë, i cili shikon stuhitë e së shkuarës dhe orkestron pamjen e madhe.

Ai sigurohet për gjithçka të nevojshme, që duhet të ndodhë në jetët tona, të ndodhë në kohën e duhur, të lëviz në shpejtësinë e duhur dhe na bën të arrijmë të sigurtë në destinacionin që Ai kishte planifikuar për ne.


Lutje

Perëndi, e di që unë nuk mund të kontrolloj gjithçka, prandaj do të bëj çfarë të mundem dhe do të të besoj Ty të bësh atë që unë nuk mundem. Stuhitë e jetës nuk më krontrollojnë mua. Unë të besoj Ty për planet e jetës sime.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon