Lutja Nuk Ka Pse Të Jetë E Gjatë Që Të Jetë E Fuqishme

Lutja Nuk Ka Pse Të Jetë E Gjatë Që Të Jetë E Fuqishme

Por kur luteni, mos përdorni përsëritje të kota si paganët, sepse ata mendojnë se do të dëgjohen ngaqë kanë përdorur shumë fjalë. Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj e di ç’nevoja keni, para se ju t’i kërkoni. (MATEU 6:7‑8)

Një nga gënjeshtrat më të mëdha që Satani i thotë njerëzve për lutjen është që ajo duhet të marrë një kohë të gjatë. Ai do t’ju bëjë të mendoni se duhet të luteni për orë të tëra para se të jeni lutur vërtet, por unë e di nga Fjala e Perëndisë dhe nga përvoja ime personale që lutjet nuk kanë pse të jenë të gjata, në mënyrë që të jenë të fuqishme. Ato gjithashtu nuk duhet të jenë të shkurtra për të qenë të fuqishme. Gjatësia e lutjeve tona nuk përbën asnjë ndryshim për Perëndinë. Ajo që ka rëndësi është që lutjet tona të udhëhiqen nga Fryma, të burojnë nga zemra dhe të shoqërohen me besim të vërtetë.

Unë besoj se ne mund të ngatërrohemi aq shumë në fjalët e lutjeve tona saqë fillojmë të humbasim fuqinë e lutjeve tona. Dua të theksoj përsëri se sigurisht nuk ka asgjë të keqe me lutjen për një periudhë të zgjatur kohe. Siç e thashë më parë, unë besoj se të gjithë duhet të ndajmë mënjanë kohë miqësie të gjatë me Perëndinë dhe lutje dhe se gatishmëria ose mungesa e vullnetit tonë për të kaluar kohë me Perëndinë përcakton nivelin tonë të intimitetit me Të. Por, unë nuk besoj se ne duhet të punojmë për të caktuar një sasi orësh duke u përpjekur që të flasim dhe të dëgjojmë Perëndinë, pavarësisht nga udhëheqja e Frymës së Shenjtë, nga ndjenja e detyrimit ose si vepër e mishit. Nëse çështjet në jetën tonë kërkojnë nga ne që të lutemi gjatë dhe të kalojmë një periudhë të gjatë kohore për të dëgjuar zërin e Zotit, atëherë duhet të investojmë kohën e nevojshme, por nuk kemi pse të lutemi për një kohë të gjatë vetëm për hir të sasisë së kohës.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Le të jetë lutja jote e udhëhequr nga Fryma, e dalë nga zemra dhe e folur me besim të vërtetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon