Çelësi për të çrrënjosur planin e djallit

çelësi për të çrrënjosur planin e djallit

Atij kundërshtojini, të patundur në besim (në kundërshim me të – të rrënjosur, të vendosur, të fortë dhe të patundur), sepse e dini se të njejtat vuajtje po i heqin vëllezërit (gjithë trupi i të krishterëve) tuaj nëpër botë. – 1 Pjetër 5:9

Nëse doni gjërat e mira dhe të mëdha që Perëndia ka për ju, atëherë duhet të shkoni te rrënja e mendësisë negative dhe të përballeni me të. Derisa rrënjët të shkulen, do të vazhdojnë të prodhojnë fryt të kalbur njëri pas tjetrit.

Shpesh ne e kalojmë jetën duke u marrë me frytin e keq të sjelljes tonë, por asnjëherë nuk gërrmojmë thellë mjaftueshëm për të hequr rrënjën e problemit. Duke gërrmuar thellë për t’u marrë me frytin e keq është e dhimbshme, por është e vetmja mënyrë që zgjat për t’u marrë me problemin. Ne mund ose të vuajmë nga dhimbja e ndryshimit duke bërë gjënë e duhur, ose mund të vazhdojmë me planin e djallit dhe të vuajmë nga dhimbja e të qënit gjithmonë njësoj. Qëllimi i tij është t’ju mbajë gjithmonë të ngecur në sjelljet e së shkuarës.

Pjetri na thotë të jemi të mirë-balancuar dhe të përmbajtur, duke e kundërshtuar djallin (shih 1 Pjetër 5:8-9). Duhet të vendosni nëse doni dhimbjen që do t’ju çlirojë në lavdi apo doni të mbani të njejtën dhimbje të vjetër dhe frytin e kalbur që sjell në jetën tuaj.

Kundërshtojini djallit sot dhe ndiqni Frymën e Shenjtë për në planin që Perëndia ka për ju.


Lutje

Perëndi, kam nevojë për ndihmën tënde të kundërshtoj planin e djallit. E di që të gërrmoj rrënjët e kalbura është e dhimbshme por nëse më afron me Ty, unë dua ta bëj. Më fuqizo ndërsa i rezistoj djallit dhe e nënshtroj veten time që të të ndjek Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon