marrja e përgjegjësisë

marrja e përgjegjësisë

Lum (i lumtur, me fat, për tu pasur zili) ai njeri që ti e ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd, për t’i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, derisa t’i hapet gropa (e pashmangshme) të pabesit. – Psalmi 94:12-13

Kur njerëzit apo jeta na zhgënjen, ne kemi përgjegjësinë të qëndrojmë të patundur dhe të vazhdojmë me qëllimin e Perëndisë për jetët tona.
Konsiderojeni Psalmin 94:12-13. Vini re që nuk thotë se Perëndia do të na qetësojë. Thotë që na jep fuqi të mbajmë veten të qetë. Ne jemi partnerë me Perëndinë. Pjesa e tij është të na japë aftësi dhe pjesa jonë është të jemi të përgjegjshëm dhe ta ushtrojmë atë aftësi.

Përgjegjësi do të thotë “t’i përgjigjemi aftësisë që kemi.” Një person i papërgjegjshëm do që Perëndia të bëjë gjithçka ndërsa vet nuk bën asgjë përveç se ndjek ndjenjat. Mos i lejoni ndjenjat tuaja t’ju drejtojnë. Shpallni me zë të lartë tani “Unë nuk jam për të ardhur keq.” Ju premtoj se nëse merrni përgjegjësi, do të ndiheni shumë më mirë për veten sesa po t’i shmangni.

Perëndia kujdeset për ju, por Ai nuk do të bëjë pjesën tuaj. Ai ju aftëson ta bëni, por më lejoni të theksoj që Ai nuk do ta bëjë për ju! Ju sfidoj të qëndroni të patundur, merrni përgjegjësi dhe filloni të punoni me Perëndinë për të pasur jetën e bekuar që Ai ka planifikuar për ju.


Lutje

Perëndi, Fjala Jote thotë që Ti më ke dhënë aftësinë të qëndroj i qetë. Unë e përvetësoj këtë sot. Nuk do të lejoj të drejtohem nga ndjenjat e mia dhe do të jem i përgjegjshëm; do të përgjigjem në mënyrën që Ti do.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon