Mbani tempullin e Perëndisë në formë të mirë

mbani tempullin e Perëndisë në formë të mirë

A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? – 1 Korintasve 6:19

Deri në moshën gjashtëdhjetë e katër vjeçare, nuk isha stërvitur vazhdimisht apo ta kisha marrë seriozisht. Kisha bërë ecje ose pak ushtrime për të qënë në një formë disi të mirë, por nuk isha e përkushtuar. Kisha nxjerrë justifikime herë pas here dhe kisha gjetur gjithë arsyet e mundshme për të mos u stërvitur. Por Zoti i foli zemrës sime, duke më inkurajuar të filloja një program stërvitje serioz që të isha e fortë për pjesën e tretë të udhëtimit tim në jetë.

Kisha tashmë regjim të mirë ushqimi dhe kur i’u binda Perëndisë dhe fillova të shkoja në palestër disa herë në javë, hyra në një sezon të ri të jetës sime. Dukesha më mirë, ndihesha më mirë dhe më e rëndësishmja, po e nderoja Perëndinë duke u kujdesur për trupin që Ai më dha.

Nëse keni nevojë për përmirësime në këtë fushë, lutuni dhe kërkojini Perëndisë çfarë duhet të bëni për të filluar një stil të ri jetese. Fjala thotë se trupat tanë janë tempulli i Perëndisë. Unë dua të sigurohem që Perëndia e pëlqen tempullin e tij! Sot, zgjidhni ta mbani tempullin tuaj në një formë të shkëlqyer për Perëndinë.


Lutje

Zot, unë dua të përkushtohem për një stil jetese të mirë dhe të shëndetshëm. Më ndihmo të bëj zgjedhje të mira që do të përmirësojnë shëndetin tim. Trupi im është tempulli Yt dhe unë dua ta mbaj në formë të shkëlqyer për Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon