mendimet dhe fjalët janë të lidhura ngushtë

mendimet dhe fjalët janë të lidhura ngushtë

Zemra e të urtit e bën të matur gojën e tij dhe u shton dije buzëve të tij. Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat. – Fjalët e Urta 16:23-24

Fjalët e Urta 16:23-24 na tregon se mendimet dhe fjalët tona janë të lidhura ngushtë. Janë si kocka dhe palca, kaq të lidhura sa është e vështirë t’i ndash (shih Hebrenjve 4:12). Për shkak të kësaj, është e rëndësishme të kemi mendime të mira që të kemi edhe fjalë të mira.

Mendimet janë fjalë të heshtura që vetëm ne dhe Zoti mund t’i dëgjojmë, por këto fjalë ndikojnë njeriun tonë të brendshëm, shëndetin tonë, gëzimin dhe sjelljen tonë. Shpesh herë, gjërat që mendojmë, dalin nga goja jonë dhe ndonjëherë na bëjnë të dukemi të pamend, por nëse jetojmë sipas rrugëve të Perëndisë, mendimet dhe fjalët tona do ta bëjnë jetën tonë më të mirë.

Mos u gënjeni nga mendimi se mund të jetoni jetën tuaj sipas rrugëve të botës dhe ta rregulloni duke folur fjalë të perëndishme. Ose do të jenë të dyja të kënaqshme ose do të jenë negative dhe të çojnë në mëkat. Nuk ka rrugë të mesme.

Filloni të veproni sipas mendësisë së Krishtit dhe do filloni të hidhni hapa në një fushë të re. Ndërsa kaloni kohë duke e lejuar Atë të përshtasë mendimet tuaja, nuk do t’ju duhet të mendoni si të flisni fjalë të mira. Do t’ju vijnë natyrshëm!


Lutje

Perëndi, e kuptoj që mendimet dhe fjalët janë të lidhura. Unë nuk dua të paraqes diçka që nuk është e vërtetë. Të lutem, përshtat mendimet e mua që të them fjalë të mira, të perëndishme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon