Mos Bëj Sikur I Di Të Gjitha

Mos Bëj Sikur I Di Të Gjitha

Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me zjarr; ai është mburoja e gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai. (PSALMI 18:30)

E vërteta e Fjalës së Shkruar të Perëndisë na mban të qëndrueshëm në stuhitë e jetës.Ne mund të presim të dëgjojmë nga Perëndia përmes Fjalës së Tij të shkruar. Ajo nuk ndryshon kurrë dhe as lëkundet në qëllmin që ka për ne. Edhe nëse Fjala e Tij nuk i flet specifikisht detajeve të situatës tonë, na flet për zemrën dhe karakterin e Perëndisë dhe na siguron që Ai gjithmonë do të kujdeset për ne dhe do të bëjë një rrugë për ne.

Fjala na meson se njohuria jonë është e fragmentuar, e paplotë, dhe jo perkfekte. Sipas 1 Korintasve 13:9, ne njohim vetëm “pjesërisht”. Kjo më thotë mua që nuk do të ketë kurrë një kohë në jetën tonë kur ne të themi, “unë di gjithçka që duhet të dij.” Shkoni tek Perëndia në përulësi dhe të uritur për të mësuar nga Fjala e Tij. Kërkojini Atij çdo ditë që t’ju mësojë çfarë duhet të dini në çdo situatë.

Pranojeni Frymën e Shenjtë si Mësuesin tuaj që Ai të mund t’ju drejtojë çdo ditë në të vërtetën (shikoni Gjoni 16:13). Ai do t’ju zbulojë gjëra të cilat ju kurrë nuk mund ti zbulonit vetë. Unë kam vendosur të jem nxënëse gjatë të gjithë jetës dhe ju rekomandoj shumë që edhe ju të bëni të njëjtën gjë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos bëj sikur i di të gjitha; kërkoji Perëndisë të të mësojë çfarë duhet të mësosh sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon