Mos Bëj “Thjesht” Lutje

Mos Bëj “Thjesht” Lutje

Sillni gjithë të dhjetat (një të dhjetën e plotë të të ardhurave të tua) në shtëpinë e thesarit, që të ketë ushqim në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë», thotë Zoti i ushtrive, «nëse unë nuk do t’i hap portat e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini. (MALAKIA 3:10)

Një nga lutjet që i dëgjoj shpesh njerëzit ta bëjnë, dhe vetë jam lutur shumë herë, është ajo që unë e quaj lutje “thjesht”, që tingëllon si diçka e tillë: “Tani Zot, ne thjesht të falenderojmë Ty për këtë ushqim,” “Perëndi thjesht të kërkojmë të na mbrosh,” “At’, ne thjesht vimë tek Ti sonte…” “Oh, Perëndi, nëse Ti thjesht do të na ndihmoje në këtë situatë, do të ishim shumë mirënjohës…” E kuptoni se çfarë dua të them? Ne tingëllojmë sikur kemi frikë t’i kërkojmë shumë Perëndisë.

Fjala thjesht mund të nënkuptojë fjalën “i drejtë”, por mund të thotë gjithashtu “mjaftueshëm, sa për të kaluar” ose “me një diferencë të ngushtë”. Perëndia dëshiron të na japë jashtëzakonisht, me bollëk, mbi dhe përtej gjithçkaje që ne mund të guxojmë të shpresojmë, të pyesim ose të mendojmë (shih Efesianëve 3:20). Ai dëshiron të hapë dritaret e qiellit dhe të derdhë bekime, përse duhet t’i afrohemi Atij duke kërkuar pak, sa për të kaluar? Pse duhet t’i afrohemi Perëndisë sikur kemi frikë të kërkojmë shumë? Kur i afrohemi Atij në atë mënyrë, duket sikur nuk besojmë se Ai është bujar dhe i mirë. Ne duhet ta kuptojmë se Ai nuk është një Perëndi që jep “thjesht” sa për të kaluar, por Ai dëshiron të na bekojë me bollëk, siç premton vargu për sot.

Perëndia nuk dëshiron të dëgjojë lutje “thjesht”, që kanë frikë dhe pasiguri. Ai dëshiron të dëgjojë lutje të guximshme, të sigurta, lutje të mbushura me besim nga njerëz që janë të sigurtë në miqësinë e tyre me Të.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur flasim për lutjen, fjala “thjesht” nuk mjafton.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon