Mos E Ofendo Perëndinë

Mos E Ofendo Perëndinë

Prandaj, të dashurit e mi, ashtu sikurse keni qenë gjithnjë të bindur jo vetëm kur isha i pranishëm, por edhe më shumë tani, që jam larg, veproni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje. (FILIPIANËVE 2:12)

Ne mund ta lejojmë Frymën e Shenjtë të pushtojë jetën tonë. Ne mund të mbushemi aq shumë me praninë dhe fuqinë e Tij në çdo aspekt të asaj që jemi dhe në çdo gjë që bëjmë. Ai mund të futet te mendimet, emocionet tona, madje edhe në vullnetin tonë e të sjellë shërim dhe plotësi në të gjithë qenien tonë, por ka nevojë për një ftesë.

Thuaji Frymës së Shenjtë se je gati të punosh me Të që të sjellësh në frontin e parë të jetës tënde atë që Ai ka bërë në ty me anë të hirit të Perëndisë. “Veproni,” që është edhe tema e Shkrimit tonë për sot, do të thotë se duhet të mësojmë të jetojmë prej Frymës. Duhet të mësojmë të jetojmë së brendshmi. Ki kujdes që të mos e ofendosh Perëndinë duke iu dorëzuar tundimit dhe mëkatit. Mëso të jetosh në një mënyrë të tillë që ndërgjegjja jote të jetë tërësisht e pastër gjatë gjithë kohës.

Ndoshta mund të jesh duke menduar, Joyce, gjithë kjo tingëllon e vështirë dhe nuk mendoj se kam gjithçka më nevojitet për këtë. Por, dua të të siguroj se ke gjithçka të nevojitet, sepse ke fuqinë e Frymës së Shenjtë në jetën tënde. Nuk mund ta bësh këtë me fuqinë tënde, por nëse bashkëpunon me Perëndinë mund të bësh çdo gjë që ke nevojë të bësh në jetë. Mos u mjafto me një jetë që “shtyhet” kur në të vërtetë të pret një jetë e begatë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Largohu nga çdo gjë që e ofendon Perëndinë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon