Mos U Dorëzo Kurrë

Mos U Dorëzo Kurrë

Le të mos ligështohemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos ligështohemi, do të korrim në kohën e vet. (GALATASVE 6:9)

Një nga arsyet se përse njerëzit nuk e dëgjojnë zërin e Perëndisë është thjesht se dorëzohen shumë shpejt. Pali dhe Sila u gjetën duke adhuruar dhe duke lavdëruar Perëndinë në qelinë e tyre të burgut në mesnatë (shiko Veprat 16:25). Shumë njerëz do të ishin dorëzuar dhe do kishin fjetur shumë më herët. Motoja jonë duhet të jetë “Kurrë mos u dorëzo”.

Të inkurajoj të mos dorëzohesh duke folur me Perëndinë dhe të presësh për Të që të të flasë, pavarësisht të gjithave. Kalo kohë me Perëndinë çdo ditë. Një person që refuzon të dorëzohet, Satani nuk mund ta mundë. Satani dëshiron që të dorëzohesh tani dhe të thuash këto gjëra:

“Kurrë nuk do të gjej një punë më të mirë.”
“Kurrë nuk do të martohem.”
“Kurrë nuk do mundem ta laj borxhin.”
“Kurrë nuk do të bie në peshë.”

Qëndrime të tilla mund të garantojnë se kurrë nuk do të marrim gjë! Por ne po ashtu, mund të zgjedhim të mbajmë këtë qëndrim: “Perëndia është besnik ndaj Fjalës së Tij dhe unë kurrë nuk do të dorëzohem.” Një nga arsyet më të mëdha që njerëzit nuk i shohin kurrë rezultatet e lutjeve të tyre është sepse dorëzohen. Ne do të korrim në kohën e duhur, por kur do të vijë kjo kohë? Atëherë kur Perëndia ta shohë se jemi gati të marrim atë që po kërkojmë. Derisa të vijë ajo kohë, puna jonë është të qëndrojmë besnik. Vazhdo të lutesh dhe të bindesh.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia na ofron mundësi të dyta, ndaj nëse ke nevojë për një fillim të ri, sot është dita!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon