Mrekulli Të Fuqishme

Mrekulli Të Fuqishme

Dikujt, pra, i jepet, fjalë urtësie me anë të Frymës; një tjetri, sipas po atij Fryme fjalë njohurie; një tjetri, besim në po atë Frymë; një tjetri, dhuntitë e shërimeve, në po atë Frymë; një tjetri, pushtet për të kryer mrekulli të fuqishme; një tjetri, profeci; një tjetri, të dallojë frymërat; një tjetri, larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.

Jezusi kreu shumë mrekulli. Për shembull, Ai ktheu ujin në verë ( shih Gjoni 2:1-10) dhe ushqeu një turmë të madhe me drekën e një djaloshi të vogël aq sa tepëruan kosha të mbushur plot (shih Gjoni 6:1-13). Ka shumë lloje mrekullish: mrekulli të sigurimit, mrekulli shërimi dhe mrekulli çlirimi, thjesht për të përmendur disa.

Deivi dhe unë kemi parë shumë mrekulli përgjatë viteve. Ne kemi parë mrekulli të tilla si shërime fizike dhe çlirime nga robëritë. Ne kemi parë mrekulli të sigurimit – kohë kur Perëndia ka siguruar për nevojat tona dhe për shërbesën tonë në mënyrë mbinatyrore saqë e dimë se Perëndia vetë ka ndërhyrë në situatën tonë dhe ka siguruar çfarë kishim nevojë.

Mrekullitë janë gjëra që nuk mund të shpjegohen, gjëra që nuk ndodhin përmes mënyrave të zakonshme. Ne të gjithë mund dhe duhet t’i besojmë Perëndisë për mrekullitë në jetën tonë. Mos u kënaq vetëm me një jetë të zakonshme ndërkohë që dhuntia e mrekullive është e disponueshme. Kërko Perëndinë dhe prite Atë të veprojë në mënyrë mrekullueshme në jetën tënde dhe në jetët e njerëzve të tjerë. I njëjti Perëndi i Cili ndau Detin e Kuq dëshiron të të ndihmojë ty sot.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos u mjafto me të zakonshmen, por prit për të jashtëzakonshmen.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon