Mund Ta Fitoni Betejën Sot

Mund Ta Fitoni Betejën Sot

Sepse mendja e mishit është vdekje (arsyetimi pa Frymën e Shenjtë), por mendja e Frymës (Shenjtë) është jetë dhe (shpirt) paqe (tani dhe përgjithmonë). – Romakëve 8:6

Ne jemi në mes të një lufte. Është luftë shpirtërore dhe ne luftojmë kundër sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga (Efesianëve 6:12). Kemi nevojë të kemi mendjen e Frymës së Shenjtë për të fituar betejën.

Fatkeqësisht, ka shumë besimtarë që veprojnë me mendjen e mishit. Unë dua të jetoj në një mënyrë që mund të ndryshojë botën tonë, më pas duhet të ndalojmë së jetuari në mish dhe të jetojmë në Frymë.

Të gjithë kemi nevojë që vazhdimisht të përshtatemi për të vendosur dëshirat tona të mishit nën kontrollin e Frymës së Shenjtë dhe të mos lejojmë emocionet apo mendjen tonë të na drejtojnë. Shkrimi shpjegon që Fryma nis luftën kundër mishit dhe mishi nis luftën kundër Frymës. Janë vazhdimisht antagonistë me njëri-tjetrin.

Është luftë! I ligu na urren dhe ai vazhdimisht punon, për t’u siguruar që t’i dorëzohemi mishit.

Së fundmi, ju vendosni kush fiton në jetën tuaj. Lajmi i mirë është që nuk keni përse të bëheni subjekt i mishit tuaj. Mund të jetoni në Frymë, duke e sjellë mishin në një linjë me vullnetin e Tij. Mund ta fitoni betejën sot!


Lutje

Perëndi, unë dua të fitoj betejën. Dua të kem mendjen e Frymës së Shenjtë, që është jetë dhe paqe. Unë zgjedh Frymën Tënde sot. Më ndihmo ta sjell mishin tim në një linjë me vullnetin Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon