Fryma E Shenjtë Ndërmjetëson Për Ju

Fryma E Shenjtë Ndërmjetëson Për Ju

Po ashtu, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. (ROMAKËVE 8:26)

Fjala e Perëndisë na mëson që vetëm Fryma e Shenjtë i njeh me siguri mendimet e Perëndisë dhe për këtë arsye ne kemi nevojë për Të që të ndërhyjë për ne dhe të na drejtojë në lutjet tona të ndërmjetësimit.

Nëse duam të lutemi sipas vullnetit të Zotit, të cilin besoj se ju dëshironi ta bëni, ne duhet të dimë se çfarë mendon dhe çfarë dëshiron Perëndia. Shumë herë, ne nuk mund t’i perceptojmë ato gjëra, por Fryma e Shenjtë i kupton, kështu që Ai ndërmjetëson për ne. Unë bëj më të mirën që mundem në lutje, por jam shumë mirënjohëse që e di se Fryma e Shenjtë është partneri im i lutjes dhe Ai po lutet për mua. Ne e dimë gjithashtu nga Fjala e Perëndisë se pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tonë, ne mund t’i besojmë Perëndisë që ta zgjidhë atë për mirë, për sa kohë që vazhdojmë të lutemi, ta duam Perëndinë dhe të dëshirojmë vullnetin e Tij.

Vargu i sotëm, Romakëve 8:26, pasohet nga vargu tek Romakëve 8:28, që thotë, “Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” Çfarë ngushëllimi është të dimë se Perëndia ka dërguar Frymën e Tij të Shenjtë për të na ndihmuar në çdo gjë, përfshirë lutjen. Nuk ka asnjë situatë që Ai nuk mund ta punojë për mirë. Ndërsa luteni sot, kërkoni nga Fryma e Shenjtë t’ju ndihmojë. Edhe nëse lëndoheni aq thellë sa që gjithçka që mund të bëni është të rënkoni, Fryma e Shenjtë madje mund t’ia artikulojë këtë me saktësi Perëndisë dhe të sjellë përgjigjen. Ju keni një Ndihmës Hyjnor që është me ju gjatë gjithë kohës, prandaj sigurohuni që ta kërkoni Atë shpesh.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Besoji Frymës së Shenjtë ndërsa ndërmjetëson në mënyrë të përsosur për ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon