Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim. (ZANAFILLA 12:2)
Bindja ndaj zërit të Perëndisë nuk ishte e lehtë për mua kur Ai më thirri për herë të parë që të lija mënjanë sigurinë që më ofronte puna dhe të filloja shërbesën time. Por, vargu për sot është një varg që Perëndia ma thoshte dhe më inkurajonte për planet që kishte për mua. Është e lehtë ta lexosh këtë varg dhe të mendosh, Po! Dua të bekohem. Duket e paparë! Por, nuk duhet të harrojmë se Perëndia kërkoi një sakrificë bindjeje nga Abrahami përpara se të përmbushej premtimi i madh.
Abrahamit iu desh të linte çdo rehati dhe të afërm e të shkonte në një drejtim të panjohur. Shumë njerëzve kjo do t’ju dukej shqetësuese – por Abrahamit nuk iu duk. Te Hebrenjve 11:8 thuhet, “Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.”
Kur i bindemi Perëndisë, duhet të jemi si Abrahami dhe të mos e lejojmë mendjen tonë të shqetësohet. Kur Perëndia na flet dhe na drejton, duhet ta ndjekim me besim, duke besuar se Ai do ta bekojë bindjen tonë dhe do të përmbushë premtimet që ka bërë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia po përmbush premtimet që të ka bërë.