ndiqni ndjesitë e vogla

ndiqni ndjesitë e vogla

Kur të shkoni djathtas ose kur të shkoni majtas, veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: “Kjo është rruga, ecni në të!” – Isaia 30:21

Fryma e Shenjtë gjithmonë kërkon që të na udhëheqë përgjatë jetës, por ndonjëherë ne përqëndrohemi në çështjet “e mëdha” në dukje saqë nuk e kuptojmë sa shumë na flet Ai me ndjesi të vogla çdo ditë.

Po kthehesha në shtëpi një ditë dhe doja të ndaloja për të marrë një kafe rrugës. Kisha ndjesinë që duhet të telefonoja asistenten time dhe ta pyesja nëse edhe ajo donte një kafe. Kur e telefonova, ajo tha: “Po rrija dhe po mendoja sa do të doja një filxhan kafe tani.”

E shikoni, Perëndia donte t’i plotësonte asaj dëshirën e zemrës dhe donte të punonte përmes meje. Nuk dëgjova një zë të lartë apo të shikoja një engjëll apo të kisha një vizion. Thjesht një ndjesi e brendshme apo mendim që duhet t’i ofroja një filxhan kafe. Në të njejtën mënyrë, Perëndia do që të bekojë njerëz në jetën tuaj.

Ju inkurajoj të mbani zemrat tuaja të ndjeshme ndaj zërit të Perëndisë. Ndiqni ndjesitë e vogla. Ai do t’ju flasë në zemrën tuaj dhe do t’ju drejtojë në rrugën ku duhet të ecni.


Lutje

Frymë e Shenjtë, unë zgjedh sot të rri në heshtje që të dëgjoj ndjesitë e vogla
prej Teje. Më trego mënyrën që të bekoj të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon