Fjalët E Perëndisë Nuk Kundërshtojnë Shkrimin

Fjalët E Perëndisë Nuk Kundërshtojnë Shkrimin

E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. (PSALMI 119:11)

U ula një herë për të shkruar një libër dhe ndjeva që Zoti po më thoshte, “Ndalo disa minuta dhe më prit.” Unë prita për një kohë të shkurtër dhe nisa të bëja një telefonatë. Zoti me butësi më tha, “Nuk të thashë të bësh telefonata; të thashë të prisje për Mua.” Dëshira ime për të bërë diçka nuk ishte e pazakontë; shumë njerëz e kanë të vështirë të ulen në qetësi dhe të presin për dikë, diçka , madje edhe Perëndinë.

Pasi qëndrova në qetësi, dhe prita për një periudhë kohe, Zoti filloi të më fliste për engjëjt – diçka që sigurisht nuk e prisja. Ai më drejtoi të shihja disa vargje në Bibël dhe përfundova duke patur një studim të vogël biblik në fuqinë dhe prezencën e engjëjve. Perëndia ka arsye për gjithçka që Ai bën, dhe unë besoj se Ai donte që unë të isha më e vetëdijshme për engjëjt që punonin për mua ‑ diçka për të cilën nuk kisha menduar për një kohë shumë të gjatë.

Ju mund të pyesni se si e dija me siguri që Perëndia po më fliste dhe se e gjithë tema e engjëjve nuk erdhi nga mendja ime. Përgjigja është paqja që kisha kur unë dëgjoja. Ndihej “e drejtë” brenda meje. Fryma ime e konfirmoi atë si një mesazh nga Zoti dhe ajo që dëgjova ishte në pëputhje me Fjalën e Perëndisë.

Ka patur edhe kohë të tjera kur kam pritur Zotin dhe kam dëgjuar një zë të ngjashëm, por e dija në mënyrë intuitive që nuk ishte Perëndia. Ne duhet ta njohim Perëndinë përmes Fjalës së Tij në mënyrë që ta dimë me siguri kur Ai na flet ne dhe kur nuk na flet.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Studioni Fjalën e Perëndisë që të mund të njihni zërin e Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon