Perëndia Flet Që Të Na Ndihmojë Ne

Perëndia Flet Që Të Na Ndihmojë Ne

Atë ditë do të ndodhë që barra e tij do të hiqet nga shpina jote dhe zgjedha e tij nga qafa jote; zgjedha do të shkatërrohet nga vajosja e vajit (ISAIA 10:27)

Kur Perëndia të flet ty për një çështje që duhet të trajtuar në jetën tënde, ti nuk duhet të mbyllësh veshët. Ti mund ti besosh që vajosja, e cila është fuqia dhe aftësimi i Frymës së Shenjtë, është e pranishme tek ty. Nëse nuk largohesh nga përballja me problemin derisa të dëshirosh të merresh me të, mund të përfundosh duke u përpjekur të ndryshosh pa fuqinë apo vajosjen e Perëndisë .

Ne shpesh dëshirojmë ti bëjmë gjërat në kohën tonë, dhe luftojmë pafund sepse nuk është vajosja e Perëndisë aty në atë kohë që po përpiqemi të merremi me to. Për shembull, ka raste kur ndihem sikur dua të përballem për një çështje me një punonjës, por unë e di se do të ishte më e mençur për mua të lutesha për këtë për një kohë dhe ta lë Perëndinë të përgatisë zemrën e atij personi. Kur ndjek kohën e Perëndisë, gjithmonë kam vajosjen e Tij për ta bërë atë. Unë kam mësuar të merrem me çështjet kur Perëndia dëshiron të merret me to dhe t’i le vetëm kur Ai dëshiron që unë të pres. Kam pasur gjithashtu përvojën zhgënjyese të përpjekjes pa pushim për të ndryshuar veten pa pritur ndihmën dhe kohën e Perëndisë. Vajosja e Perëndisë duhet të jetë e pranishme që gjithçka të funksionojë si duhet në jetën tonë.

Kur Perëndia na bind për diçka që duhet ndryshuar në jetën tonë, do të thotë se Ai na ka përgatitur për tu përballur me këtë gjë. Ne mund të mos ndihemi gati, por ne mund të besojmë që koha e Tij është perfekte dhe vajosja e Tij është e pranishme për të thyer çdo zgjedhë që pengon lirinë tonë të plotë. Kam mësuar të them, “Zot, unë mund të mos ndihem gati, por nëse Ti thua se koha është tani atëherë unë besoj që fuqia Jote është me mua dhe unë jam e gatshme të të bindem Ty.” Ndërsa merrni një hap besimi për t’u përballur me çështjet do të shihni që urtësia, hiri, fuqia, dhe aftësimi që keni nevojë janë prezent.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos e shtyni për një ditë tjetër atë që Ai dëshiron të trajtoni sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon