Perëndia Po Dëgjon

Perëndia Po Dëgjon

Atëherë ata që kishin frikë nga Zoti i folën njëri-tjetrit. Zoti i dëgjoi me vëmendje dhe një libër kujtimi u shkrua përpara tij për ata që kanë frikë nga Zoti dhe që e nderojnë emrin e tij. (MALAKIA 3:16)

Vargu i sotëm thotë që Perëndia pëlqen bisedat në të cilat ne flasim se sa i mirë është Ai. Kur Ai i dëgjon ato, Ai nxjerr librin e kujtimit dhe i regjistron ato. Ai nuk regjistron murmuritjet tona, shfryrjet dhe ankimet tona, por Ai regjistron fjalët që ne flasim kur lavdërimi është në buzët tona.

Vetëm mendoni se si do të ndiheshit ju nëse do të dëgjonit shumë herë fëmijët tuaj të thonë, “mami jonë është e mrekullueshme. Ne kemi mamin më të mirë në botë. A nuk kemi ne mamin dhe babin më të jashtëzakonshëm? Ata janë prindërit më të mirë se kushdo!” Unë jam e sigurtë se po të ishe dëshmitar i një bisede të tillë mes fëmijëve të tu, mezi do prisje t’i bekoje.

Por në anë tjetër, po sikur të jesh duke hyrë në dhomë dhe fëmijët e tu po thonë, “Unë jam shumë e lodhur nga mami dhe babi. Ata kurrë nuk bëjnë asgjë për ne. Na kanë vendosur kaq shumë rregulla. Ata nuk duan që ne të zbavitemi aspak. Mami na mërzit gjithmonë dhe na bën të bëjmë detyrat e shtëpisë. Nëse prindërit tanë do të na donin vërtet, ata do të na jepnin atë që duam, jo atë që ata mendojnë se është më e mira.”

Jetët tona me Perëndinë nuk janë ndryshe se sa dy skenarët që kam përshkruar më lart. Ne jemi bijtë e Perëndisë! Ai dëgjon gjithçka që ne themi dhe Ai e di se çfarë është në zemrat tona edhe kur nuk shprehemi. Çfarë dëshiron Ai të na dëgjojë duke folur? Sa i madh është Ai! Sa i mrekullueshëm është Ai! Gjërat e mrekullueshme që Ai ka bërë, mund të bëjë dhe do t’i bëjë! Flisni mirë për Perëndinë, nga zemra juaj dhe krijoni një atmosferë që Perëndia të flasë me ju.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Thoni gjëra për të cilat do të jeni të lumtur që Perëndia t’i dëgjojë sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon