Përulësia Përpara Perëndisë

Përulësia Përpara Perëndisë

…sepse kushdo që lartësohet do të përulet, dhe kush përulet, do të lartësohet. (LUKA 18:14)

Tek Luka 18:10‑11, ne lexojmë për dy burra që u ngjitën në tempull për t’u lutur. Njëri ishte farise dhe tjetri ishte tagrambledhës. Jezusi tha, “Fariseu rrinte më këmbë dhe lutej në vetvete kështu: “O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ky tagrambledhës.” Dhe më pas vazhdoi të listonte të gjitha veprat e tij të mira.

Çfarë më pëlqen nga ky pasazh është që Bibla nuk thotë Fariseu po i lutej Perëndisë. Por thotë ai u ngjit në tempull për t’u lutur dhe “lutej në vetvete.” Këtu ne lexojmë për një burrë i cili u shfaq duke u lutur, dhe sërisht Bibla na thotë se ai as që po fliste me Perëndinë; ai po fliste me veten e tij! Unë mendoj se ndonjëherë ne gjithashtu lutemi për t’i bërë përshtypje njerëzve, ose ndoshta për t’i bërë përshtypje vetes tonë. Le të jemi të sinqertë: ne mund të impresionohemi me elokuencën tonë. Kur ne i flasim Perëndisë dhe përpiqemi të dëgjojmë prej Tij në dakordësi me dikë tjetër apo me një grup njerëzisht, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos predikojmë dhe të mos përpiqemi të tingëllojmë supershpirtërorë, por në të vërtetë të hapim zemrën me Perëndinë. Dakordësia është jashtëzakonisht e fuqishme, por gjithashtu duhet të jetë e pastër, dhe duhet të ndodhë në përulësi.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perënda i sheh të gjitha veprat e mira që ju keni bërë në fshehtësi dhe Ai do ju shpërblejë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon