mësoni të besoni në planin e Perëndisë për ju

mësoni të besoni në planin e Perëndisë për ju

Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar. – Psalmeve 37:5

Mund ta thjeshtësoni jetën tuaj duke mësuar si të zhvilloni besimin tek Perëndia. Shumë shpesh, nuk e lejojmë veten të kemi besim. Ndoshta sepse besimi na është thyer në të shkuarën, ose ndoshta jeni një person i pavarur. Edhe kështu, është e rëndësishme të mësoni t’i besoni Perëndisë.

Është e lehtë të stresoheni dhe të ndiheni poshtë emocionalisht, duke u përpjekur ta bëni jetën të funskionojë me forcat tuaja, por asnjëherë nuk ndodh. Plani i Perëndisë është gjithmonë më i mirë se plani juaj. Personi që i beson Perëndisë, e di që rrugët e Tij janë më të mirat.

Besimi nuk shfaqet me magji. Besimi rritet ndërsa ne ndërmarrim hapa besimi dhe përjetojmë besnikërinë e Perëndisë. Duhet t’i rezistoni dyshimit, frikës, pasigurisë ose ndoshta edhe pavarësisë tuaj që të ndiqni një jetë me besim të plotë në Perëndinë. Kur të bëni këtë, nuk do të keni aq shumë vështirësi për ta bërë jetën tuaj të funksionojë.

Besimi tek Perëndia sjell një qetësi mbinatyrore në shpritrat tanë, duke na lejuar të jetojmë thejsht dhe në liri, mënyrën si Ai do që ne të jetojmë. Edhe kur nuk bën kuptim, besojini Atij dhe përjetoni lirinë dhe qetësinë e Tij.


Lutje

Perëndi, rrugët e Tua janë më të mira se të miat dhe e di që të besoj tek forcat e mia nuk më çon asgjëkund. Unë vendos besimin tim tek Ty. Edhe kur nuk bën kuptim për mua, unë zgjedh të të besoj Ty, duke e ditur që Ti do të veprosh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon