po sikur…?

Vëllezër, unë, nuk e llogaris veten time se e kam kapur, por një gjë po bëj: duke harruar ato që kam lënë pas, dhe duke u zgjatur drejt atyre që kam përpara. – Filipianëve 3:13

Po sikur…?

Sa më gjatë që njerëzit jetojnë, aq më shumë pyesin veten po sikur…? dhe ndjejnë pendimin dhe trishtimin që ajo shkakton. Lajmi i mirë për çdo ndjekës të Jezusit, “po sikur?” nuk ka përse të jetë një pendim mbi të shkuarën por një sfidë ngazëllyese për të ardhmën që Perëndia ka për secilin.

Kam dëgjuar për një bashkësi që u sfidua nga pastori i tyre për të bërë katër gjëra të thjeshta (vetëm për një muaj), të shenjtëronin veten për vitin që po vinte. Ai u kërkoi të luteshin çdo ditë, të agjëronin një ditë të javës, të hiqnin të dhjetën dhe të sillnin në kishë një person të pashpëtuar çdo javë.

Rezultati ishte një mrekulli e jashtëzakonshme në jetën e kësaj kishe. Prania e Perëndisë u bë më e fuqishme në shërbesa. Ndodhën mrekulli financiare për projektet e shërbesave dhe ndërtesat e propozuara. Më e bukura e të gjithave, anëtarët e kishës hynë në një sezon fenomenal duke sjellë shpirtëra të humbur në mbretërinë e Perëndisë.

Dua t’ju sfidoj: Po sikur të ndiqni Perëndinë sot, ashtu si ajo kisha? Po sikur të dedikonit jetën tuaj plotësisht Atij? Po sikur të lëviznit pak, gati për të parë çfarë Perëndia mund të bëjë? Çfarë mund të ndodhë?


Lutje

Zot, unë nuk dua të kaloj jetën me “po sikur?” dhe të mos shoh asnjë nga mrekullitë në jetën time. Dua të bëj një përkushtim të freskët për të të ndjekur Ty sot, i ngazëllyer për të parë gjërat e mrekullueshme që Ti do të bësh në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon