Perëndia mundet dhe është i qëndrueshëm

Perëndia mundet dhe është i qëndrueshëm

Jezu Krishti (Mesia) është (gjithmonë) i njejtë dje dhe sot dhe në përjetësi. – Hebrenjve 13:8

Bashkëshorti im Dejv, është një shembull i mirë i dikujt që jeton në paqe dhe qëndrueshmëri. Ai shpesh më kujton një shkëmb, që është edhe një nga emrat e Jezusit.

Si një shkëmb i qëndrueshëm, Jezusi qëndron i pandryshueshëm. Shkruesi i Hebrenjve thotë që Ai është i njejtë dje, sot dhe në përjetësi. Unë kisha vështirësi të jetoja me të njejtën paqe dhe qëndrueshmëri si Dejvi. Isha e lumtur një ditë dhe ditën tjetër isha e dëshpëruar. Më në fund, kuptova çfarë e bën Dejvin të jetë kaq në paqe: Ai beson në Perëndinë e pandryshueshëm. Ai e di që pavarësisht të gjithave, Perëndia do të qëndrojë i njëjti.

Bibla na thotë që Zoti, Perëndia ynë, i cili është me ne gjithmonë, është i Fuqishmi (shih Sofonia 3:17), i fuqishëm të na ndihmojë dhe të jetojmë me anë të Fjalës dhe Frymës së Tij të pandryshueshme. Perëndia ynë mundet…dhe është i qëndrueshëm. Kur e kuptoni që pavarësisht të gjithave, Perëndia qëndron i pandryshuar, dhe ju e bazoni jetën tuaj në natyrën e Tij të pandryshueshme, mund të shijoni kënaqësinë e vazhdueshme dhe qetësuese që Ai do t’ju japë. Përse të mos filloni që sot?


Lutje

Perëndi, Ti mundesh dhe je i qëndrueshëm! Ti je i vetmi i vazhdueshëm në këtë jetë. Unë e di që pavarësisht të gjithave, unë mund të mbështetem në Ty dhe në natyrën Tënde të pandryshueshme.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon