Ripërtërini Mendjen Tuaj

Ripërtërini Mendjen Tuaj

Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni (ndryshoni) me anë të ripërtëritjes [së plotë] të mendjes suaj, që të provoni [vetë] cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë [në sytë e Tij për ty]. (ROMAKËVE 12:2)

Unë e kam pranuar Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tim në moshën 9 vjeçare. U bëra e ndërgjegjshme për gjendjen time mëkatare dhe kërkova faljen nga Perëndia përmes Jezusit. Unë u linda nga Fryma në atë kohë, por nuk e kuptoja plotësisht se çfarë kishte ndodhur në jetën time. Nuk merrja mësime, prandaj mbeta në errësirë përsa i përket përjetimit, megjithëse Drita ishte në mua.

Si një vajzë e re e rritur, shkoja në kishë me besnikëri, u pagëzova dhe ndoqa klasat mësimore, dhe bëra gjithçka që kuptova se duhet të bëja, por ende nuk kisha përjetuar një marrëdhënie të ngushtë dhe personale me Perëndinë. Unë besoj se shumica e njerëzve janë në të njëjtën pozitë sot dhe shumë të tjerë kanë qenë në shekujt e kaluar. Megjithëse bëra më të mirë time për të qenë “fetare,” mësova që Jezusi nuk vdiq për të na dhënë neve një religjion; Ai vdiq për të na dhënë një marrëdhënie personale me Perëndinë përmes Vetes së Tij dhe përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë, Të cilin e dërgon të banojë në çdo besimtar.

Siç e përmenda, kisha lindur në Frymë, por më mungonte zbulesa se çfarë do të thoshte kjo në të vërtetë. Njerëzit mund të jenë shumë të pasur, por nëse besojnë se janë të varfër, jetët e tyre nuk do të kenë asnjë ndryshim nga jetët e atyre që jetojnë në varfëri. Nëse njerëzit kanë një trashëgimi të madhe, por nuk e dinë këtë, ata nuk mund ta përdorin atë.

Vargu i sotëm na tregon se Perëndia ka një plan në mendje për ne. Plani i tij ndaj nesh është i mirë dhe i pëlqyer dhe i përsosur, por ne duhet të ripërtërijmë plotësisht mendjen tonë përpara se të përjetojmë këttë gjë të mirë që Perëndia ka planifikuar (shikoni Romakëve 12:1‑2). Ne i ripërtërijmë mendjet tona dhe kemi qëndrime dhe parime të reja duke studiuar Fjalën e Perëndisë. Ne duhet të mësojmë të mendojmë siç Perëndia mendon.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mendo ashtu siç Perëndia mendon!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon