“rrjeta e fjalëve”

“rrjeta e fjalëve”

Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.  – Fjalët e Urta 10:19

Të gjithë duhet të mësojmë si të vendosim dhe mbajmë kufij me fjalët tona. Libri i Fjalëve të Urta 10:19 thotë: “Në fjalët e shumta nuk mungon faji, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.” Me fjalë të tjera, njerëzit që flasin shumë, e gjejnë veten shumë lehtë në telashe.

Për shkak se fjalët tona kanë kaq shumë fuqi, unë dhe ju kemi nevojë të mësojmë të themi vetëm atë që duhet thënë. Më pëlqen ta quaj “rrjeta e fjalëve.” Kur paguhemi, shumë prej nesh marrin një çek rrjete, ku gjithçka që nuk duhet të jetë aty është përjashtuar.

Mund të zbatojmë të njëjtin parim edhe me fjalët tona.

Duhet të largojmë fjalë të caktuara nga e folura jonë përpara se të vijnë në gojën tonë. Këto përfshijnë fjalitë negative, thashethemet, fjalët mbushamendëse, sarkazmën dhe fyrejet, apo të qënurit shakatorë në një mënyrë të pasjellshme. Zgjidhni t’u flisni mirë të tjerëve, duke gjetur dhe duke u përqëndruar në cilësitë e mira që ata kanë. Ata do ta vlerësojnë dhe do të inkurajohen. Dhe ju nuk do ta gjeni më veten në telashe!


Lutje

Zot, unë dua të përdor “rrjetën e fjalëve” dhe të mos futem në telashe. Më forco dhe më inkurajo ndërsa jetoj me kufij të fjalëve të mia prej Teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon