
Prandaj ata që janë në mish (që ushqejnë dëshirat e natyrës së tyre mishërore) nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë. – Romakëve 8:8
Flas shumë për të ndjekur Frymën e Shenjtë, jo emocionet tona. Megjithatë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se si emocionet tona operojnë.
Emocionet janë një fushë e shpirtit tonë. Shpirti ynë përbëhet nga mendja, vullneti dhe emocionet; na thotë çfarë mendojmë, çfarë duam dhe si ndihemi. Nga këto tre fusha të shpirtit, ndjenjat janë ato që na trazohen më shpejt.
Me fjalë të tjera, urtësia dhe mprehtësia e Frymës së Shenjtë në frymën tonë shtyhen jashtë shumë lehtë nga emoconet tona. Bibla thotë që kjo “jetë e mishit” nuk e kënaq Perëndinë. Kjo nuk do të thotë që Perëndia nuk na do. Do të thotë që nuk është i kënaqur dhe nuk e pranon këtë sjellje mishërore.
Gjithsesi, sapo kuptoni se si punojnë emocionet negative, mund t’i mposhtni. Shpirti ynë mund të jetë i fortë, por fryma jonë mund të jetë edhe më e fortë nëse e forcojmë duke kaluar kohë në praninë e Perëndisë. Shkoni tek Fjala sot dhe jepini frymës suaj forcën për të mposhtur emocionet tuaja.
Lutje
Perëndi, nuk dua të lejoj emocionet e mia të mbifuqizojnë frymën time. Ndërsa kaloj kohë me Ty dhe lexoj Fjalën Tënde, më jep fuqinë që më duhet të drejtohem nga Fryma, jo nga ndjenjat.