Si Të Përjetosh Praninë E Tij Çdo Ditë

Si Të Përjetosh Praninë E Tij Çdo Ditë

Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Nëse ndokush më do mua, do ta mbajë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.” – Gjoni 14:23

J eta është e ngarkuar dhe e mbushur me shpërqendrime. Është e thjeshtë të zëmë kohën me përkujdesjet, qëllimet dhe shqetësimet tona saqë humbasim përqendrimin nga ajo që ka rëndësi më shumë.

Tek Luka kapitulli i dytë, ka një histori të shkurtër interesante ku Maria dhe Jozefi çojnë Jezusin në Jeruzalem për Pashkë, kur ai ishte dymbëdhjetë vjeç. Mbas festimit, ata u nisen të ktheheshin në shtëpi, duke menduar që ai ishte me ta.

Pyes veten, sa herë ne mendojmë që Perëndia është me ne ndëkohë që endemi për të bërë gjërat tona?

Tani, ja ku është pjesa interesante. Maria dhe Jozefi kishin bërë një ditë udhëtim përpara se të kuptonin që Jezusi nuk ishte me ta dhe u deshën tre ditë për ta gjetur. Tre ditë! Mesazhi këtu tregon që është më e lehtë të humbasësh atë prani të veçantë të Perëndisë sesa ta gjesh kur të ka humbur.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm të qëndrojmë në praninë e Perëndisë. Kur qëndrojmë, e bëjmë Perëndinë të ndihet në shtëpi në zemrat tona.

Kjo fillon duke iu bindur Fjalës së Tij. Një përkushtim për të ndryshuar nga një sjellje që e ofendon Perëndinë, është shenja numër një e rritjes shpirtërore. Tregon që ju interesoheni për çfarë Ai mendon. Kjo do të thotë që ju zgjidhni të jeni bujarë me të tjerët, mësoni të falni, lini pas fyerjet dhe jetoni në paqe. Kur zgjedhim të jemi të qëllimshëm me fjalët tona, t’i japim falenderime Perëndisë dhe të ngremë të tjerët, do të ndihemi të lidhur me Perëndinë përgjatë gjithë ditës.


Lutje

At, faleminderit që ke bërë banesën tënde në zemrën time. Unë kam nevojë për praninë tënde sot, Zot. Më ndihmo të të nderoj Ty me mendimet dhe fjalët e mia dhe të jem një bekim për njerëzit rreth meje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon