Si të përshkojmë rrugën e duhur

Si të përshkojmë rrugën e duhur

Ai ruan për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri, për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shënjtorëve të tij. Atëherë do të kuptosh drejtësinë, gjykimin të drejtën dhe tërë rrugët e së mirës. – Fjalët e Urta 2:7-9

Përgjatë jetës, dalin “shenja” frymërore. Për të qëndruar nën mbrojtjen e Perëndisë, duhet t’i bindeni këtyre shenjave që ju tregojnë t’i besoni atij dhe të mos shqetësoheni. Mos u frikësoni, kini guxim. Nëse i kushtoni rëndësi këtyre shenjave, do të jetë e lehtë për ju të qëndroni në korsinë e duhur. Do të përjetoni mbrojtjen, paqen dhe gëzimin që vetëm Perëndia siguron.

Megjithatë, nëse nuk arrini t’i dalloni, do të vini re që rruga ka gunga më shumë se zakonisht, dhe nuk jeni më të sigurt në aftësitë tuaja si më parë. Mund të jeni në ankth për gjërat e panjohura që ju presin dhe të ngatërroni korsi.

Nuk duhet të kemi ankth sepse Perëndia do që të ruajë rrugët tona dhe të mbrojë korsinë tonë. Përse të humbasim kohë duke mos u kushtuar vëmendje këtyre shenjave dhe të kemi ankth kur nuk do të zgjidhë asgjë?

Mbani qëndrimin e bindjes dhe kur të shikoni shenjat e Tij, i ndiqni. Kur ndiqni udhëzimet e Tij, do të arrini në destinacion shëndoshë e mirë.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të shikoj shenjat frymërore që ke vendosur përpara meje në jetë. Kur t’i shikoj, do të bindem dhe do të të ndjek Ty përgjatë rrugës.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon