Stinët Ndryshojnë

Stinët Ndryshojnë

Ai ndryshon kohërat dhe stinët, (DANIELI 2:21)

Vite më parë, kisha një punë të mirë si pjesë e stafit të kishës. Kisha një shërbesë që lulëzonte, një pagesë të rregullt, dhe shumë mundësi për të bërë çfarë unë dëshiroja të bëja dhe çfarë ndjeja se isha e thirrur për të bërë. Më pas erdhi një kohë kur Perën‑ dia më foli për lënien e asaj pune dhe nisja e shërbesës time “në veri, jug, lindje dhe perëndim.” E dëgjova Zotin të më thoshte, “Kjo stinë e jetës tënde ka përfunduar; unë kam mbaruar punë me ty në këtë vend.”

Në zemrën time, e dija që Perëndia po më fliste. Megjithatë, kisha një përzierje emocionesh dhe frike për fillimin e shërbesës time. doja të dilja përtej asaj që kisha njohur deri në atë pikë, por kisha frikë se mos gaboja dhe humbisja atë që kisha. Doja të shihja se çfarë do të bënte Zoti, por kisha frikë të bëja një hap kaq të madh në një territor të panjohur.

Ndonjëherë Perëndia përfundon me diçka dhe ne vazhdojmë të mbahemi aty. Fryma ime dëshironte të hidhte hapa të mëtejshëm, por mishi im dëshironte të qëndronte. Unë kisha shumë siguri në pozicionin që Perëndia po më thërriste të lija, dhe nuk dëshiroja të hiqja dorë prej tij. Por, në fund iu binda Perëndinë dhe sot po shijoj shërbesën rreth e rrotull botës. Mbani mend që Perëndia i ndryshon gjërat dhe kur Ai e bën këtë ne duhet të jemi të gatshëm të ndjekim udhëheqjen e Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dëgjoni zërin e Perëndisë që t’u drejtojë kur keni nevojë të bëni ndryshime në jetën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon