Të Butë Dhe Të Ndjeshëm

Të Butë Dhe Të Ndjeshëm

Dhe unë do t’u jap atyre një zemër tjetër [një zemër të re] dhe do t’u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri [të ngurtësuar] dhe do t’u jap një zemër prej mishi [të ndjeshme ndaj prekjes së Perëndisë së tyre], (EZEKIELI 11:19)

Në vargun e sotëm, Perëndia premton që do të zëvendësojë zemrat prej guri me zemrat prej mishi. Me fjalë të tjera, Ai mund të transformojë një person zemërgur në një person zemërbutë dhe të ndjeshëm.

Kur ne i japim jetën tonë Perëndisë, Ai vendos një sens të së drejtës dhe të gabuarës thellë brenda ndërgjegjes tonë. Por nëse ne rebelojmë kundër ndërgjegjes tonë shumë herë, ne mund të bëhemi zemërgur. Nëse kjo ndodh, ne duhet të lejojmë Perëndinë të zbusë zemrat tona që të mund të jemi frymërisht të ndjeshëm për udhëheqjen e Frymës së Shenjtë.

Unë kam qenë shumë zemër-ngurtë përpara se të filloja miqësinë e vërtetë me Perëndinë. Duke qëndruar në prezencën e Tij rregullisht zemra ime u zbut dhe u bëra shumë e ndjeshme ndaj zërit të Tij. Pa një zemër të ndjeshme ndaj prekjes së Perëndisë, ne nuk do të mund të arrijmë të kuptojmë kur Ai është duke na folur ne. Ai flet butësisht, në një zë të vogël të qetë, ose me një bindje të butë ndaj një çështje.

Një person me zemërt të ngurtë gjithashtu rrezikon të dëmtojë njerëzit e tjerë dhe madje as të mos e kuptojë se po e bën këtë, dhe kjo lëndon zemrën e Perëndisë. Ata që janë zemërngurtë dhe janë të zënë me “ gjërat e tyre” nuk do të jenë të ndjeshëm ndaj vullnetit ose zërit të Perëndisë. Perëndia dëshiron të zbusë zemrat tona me Fjalën e Tij, sepse një zemër e ngurtësuar nuk mund ta dëgjojë zërin e Tij ose të marrë bekimet e shumta që Ai dëshiron të japë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbaje zemrën tënde të butë dhe të ndjeshme ndaj zërit të Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon