Të Jesh Në Pritje

Të Jesh Në Pritje

Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai. (PSALMI 62:5)

Fuqia e Perëndisë çlirohet kur ne lutemi në besim, sepse besimi e kënaq Atë. Pritja është një atribut i besimit që mbart llojin e saj të fuqisë – fuqinë e shpresës. Besimi prek realitetin frymëror dhe pret që fuqia e mbinatyrshme e Perëndisë të shfaqet dhe të bëjë atë që asnjë person në tokë nuk mund të bëjë. Dyshimi, në anën tjetër, ka frikë se asgjë e mirë nuk do të ndodhë; se nuk e kënaq Perëndinë dhe nuk është diçka që Ai mund ta bekojë. Ne jemi të pafuqishëm kur jetojmë me dyshim, zhgënjim dhe në mungesë sigurie tek Perëndia.

Thjesht mendo për një kohë kur nuk ke qenë plotësisht i sigurt se Perëndia do të ndërhyjë për ty. Nuk ke qenë në gjendje të bësh lutje shumë të fuqishme, apo jo? Tani kujto një kohë kur zemra jote i ka besuar plotësisht Perëndisë dhe vërtetë ishe i sigurte që Ai do të veprojë për ty. Ke qenë në gjendje të lutesh me fuqi, apo jo? Kjo është fuqia e pritjes në lutje. Edhe kur gjërat nuk funksionojnë saktësisht siç shpresoje, besoji Perëndisë që di se kush është më e mira dhe vazhdo të presësh që Ai do të bëjë gjëra të mëdha.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Prisni që Perëndia të bëjë gjëra të mëdha në jetën tuaj dhe lutuni me guxim.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon