Mprehtësia është çelësi për një ndërgjegje të paqortueshme

mprehtësia është çelësi për një ndërgjegje të paqortueshme

Prandaj unë ushtrova (duke e bërë trupin tim të vdekur, epshet mishore, dëshirat e botës, duke u përpjekur për respektin) të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme (të patundur, të pafaj) përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve. – Veprat e Apostujve 24:16

Është e rëndësishme të mbajmë ndërgjegjen të paqortueshme sepse asgjë nuk na ndalon të shijojmë jetën më shumë sesa faji.

Tek Veprat, Pali thotë se ai ndoqi një disiplinë dhe shmangu dëshirat e botës që të mund të dilte i paqortueshëm dhe i pafaj përpara Perëndisë. E njejta gjë vlen edhe për ne. të ecim me besim me një ndërgjegje të paqortueshme për të qënë të lirë dhe të lumtur.

Duket e thjeshtë kur bëhet fjalë për ato çështje ku e drejta dhe e gabuara janë të dukshme. Po për zonat “gri” të jetës tonë? Si e mbajmë ndërgjegjen të paqortueshme kur nuk jemi të sigurt çfarë e drejta dhe e gabuara është? Po sikur aksidentalisht të mëkatojmë, pa e kuptuar? Kam zbuluar se mprehtësia e Perëndisë e zgjidh këtë problem.

Mprehtësia është kuptimi shpirtëror dhe është çelësi për të jetuar me ndërgjegje të paqortueshme. Kërkon praktikë, por thjesht përfshin t’i kushtoni vëmendje zemrës tuaj. Perëndia do t’ju tregojë kur nuk duhet të bëni diçka që do t’ju bëjë të ndiheni në faj më pas.

Ju inkurajoj të jetoni në një mënyrë që do të mbani ndërgjegjen tuaj të paqortueshme. Mos bëni gjëra që e dini se nuk duhet t’i bëni dhe mbështetuni në mprehtësinë e Perëndisë kur po përballeni me një çështje ku nuk jeni të sigurt. Ai asnjëherë nuk do t’ju drejtojë në gabim.


Lutje

Perëndi, faleminderit për mprehtësinë Tënde. Më ndihmo të jem i vëmendshëm ndaj qëndrueshmërisë, zërit Tënd që i flet zemrës sime, që unë të jetoj në një mënyrë që e mban ndërgjegjen time të paqortueshme dhe të lirë përpara Teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon