tre armët tuaja më të mira

tre armët tuaja më të mira

Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit,… – 2 Korintasve 10:3

Përmes mashtrimit strategjik dhe dinak, Satani përpiqet të ngrejë luftë kundër jush dhe t’ju mbajë në një mendësi mposhtjeje. Por Perëndia ju ka dhënë armët frymërore që t’i përdorni kundër tij. Po listoj më poshtë tre armë frymërore kryesore që mund të përdorni për të luftuar armikun:

  1. Fjala e Perëndisë: Merreni përmes predikimit, mësimit, leximit dhe studimit personal të Biblës. Qëndroni në Fjalën derisa të kthehet në një zbulesë e dhënë nga frymëzimi i Frymës së Shenjtë.
  2. Lavdërimi: E mposht të ligun më shpejt dhe në mënyrë efektive sesa çdo plan beteje tjetër, por duhet të jetë lavdërim i sinqertë zemre dhe jo thjesht fjalë goje apo një ritual fetar.
  3. Lutja: Lutja është marrëdhënie me Perëndinë; është komunikim me Të, kërkesë për ndihmë apo çfarëdo që ndodhet në zemrën tuaj. Përfshin gjithashtu qëndrimin në heshtje përpara Zotit, dëgjimin kur Ai i flet zemrës. Për të pasur një jetë lutjeje efektive, duhet të zhvillojmë një marrëdhënie intime, personale me Atin. Ai ju do dhe dëshiron t’ju ndihmojë.

Po ndodh një luftë, por Perëndia po lufton përkrah jush dhe ju ka dhënë armët që ju duhen. Përdorini për të larguar Satanin!


Lutje

Zot, faleminderit që më ke dhënë armët frymërore për të luftuar armikun. Me ndihmën Tënde, unë e di që mund të fitoj betejën sot!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon