Trego Dashurinë Tënde

Trego Dashurinë Tënde

Dhe, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: «A e dini se ç’ju kam bërë? (GJONI 13:12)

Unë besoj që vetëm njerëzit e sigurte mund të jetën shërbëtorë të vërtetë. Jezusi ishte në gjendje të merrte peshqirin e një shërbëtori dhe të lante këmbët e dishepujve të Tij sepse Ai e dinte se Kush Ai ishte, nga vinte dhe ku po shkonte. Ai nuk kishte asnjë frikë dhe asgjë për të provuar, ndaj Ai ishte i lirë për të shërbyer.

Shumë njerëz në shoqërinë tonë kanë nevojë për një pozitë të lartë që të ndjehen se kanë vlerë dhe se janë të denjë. Të jesh një shërbyes shpesh shihet si një punë e ulët, por në mendjen e Perëndisë është pozita më e lartë që ekziston. Të jesh një shërbëtor i vërtetë fillon me një zemër të përulur, dhe kjo është zemra dhe fryma që është e pranueshme për Perëndinë. Pavarësisht se cili mund të jetë profesioni ynë natyror, thirrja jonë prej Perëndisë është t’i shërbejmë Atij dhe të tjerëve.

Në larjen e këmbëve të dishepujve, Jezusi u dha atyre një shembull se si ata duhet të jetonin, dhe u tregoi që nëse do t’i shërbenin të tjerëve do të ishin të bekuar dhe të lumtur në atë masë sa do t’i kishin zili ( shih Gjoni 13:17) Kur ne i shërbejmë njëri-tjetrit, ne bëhemi pjesë e njëri-tjetrit. Ne përjetojmë kuptimin e vërtetë të dashurisë. Jezusi ishte më i lartë nga të gjithë, dhe sërisht e përuli Veten e Tij dhe u bë një shërbëtor. A jeni të gatshëm të ndiqni shembullin e Tij?


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ndihmoni sa më shumë njerëz të mundeni, sa më shpesh që mundeni.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon