Uniteti Sjell Bekime

Uniteti Sjell Bekime

Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet! … Është si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi. (PSALMI 133:1,3)

Kur lutesh për diçka dhe nuk duket se dëgjohet gjë prej Perëndisë, ndoshta duhet të gjesh dikë që të lutet bashkë me ty. Ky lloj uniteti është një dinamikë shpirtërore e fuqishme dhe sipas vargut për sot, është i mirë dhe i bekuar prej Perëndisë.

Kur dy apo më shumë njerëz bien dakord, Jezusi premton se do të jetë me ta dhe prania e Tij shfaq më shumë fuqi nga sa mund ta imagjinojmë në jetët dhe rrethanat tona. Te Mateu 18:19-20 Ai thotë: “Në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t’u jepet atyre nga Ati im në qiej. Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre.” Perëndia është me ne individualisht, por fuqia jonë rritet teksa mblidhemi së bashku në unitet dhe biem në ujdi. Bibla thotë se një person i vetëm që ndiqte një mijë e dyqind veta dhe dy persona bënin të iknin dhjetë mijë veta (shiko Ligji i Përtërirë 32:30). Kështu llogaritet!

Për shkak se bekimi i Perëndisë qëndron te uniteti dhe prania e Tij është me ata që bien dakord në emrin e Tij, armiku punon qëllimisht që t’i ndajë njerëzit, të sjellë grindje në marrëdhënie dhe konflikt mes njerëzve. Ne duhet të kuptojmë fuqinë e unitetit dhe rënies në ujdi dhe kemi nevojë ta ushtrojmë këtë fuqi duke folur me Perëndinë dhe duke dëgjuar bashkë me të tjerë zërin e Tij.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos e braktis të luturit bashkërisht.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon