Vazhdo Përpara

Vazhdo Përpara

Vëllezër, unë, nuk e llogaris veten time se e kam kapur [ende], por një gjë po bëj [është një nga aspiratat e mia]: duke harruar ato që kam lënë pas, dhe duke u zgjatur drejt atyre që kam përpara, po ndjek pas syn- imin [suprem dhe qiellor], drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus. (FILIPIANËVE 3:13‑14)

Marrëdhëniet tona me Perëndinë janë progresive dhe ne të gjithë kalojmë nga një nivel tek tjetri. Asnjëri prej nesh nuk është “mjeshtër” në komunikimin me Perëndinë sepse nuk ka kufij në thellësinë e marrëdhënies që ne mund të kemi me Të; ajo vetëm vazhdon të rritet, bëhet më e thellë, vazhdon të forcohet. Aftësia jonë për të dëgjuar zërin e Tij zhvillohet me kalimin e kohës. Me kalimin e kohës dhe me praktikë, ne bëhemi më të mirë në ndarjen e zemrës me Perëndinë dhe bëhemi më të aftë dhe më me përvojë në dëgjimin e zërit të Tij dhe në të kuptuarit e asaj që Ai po na thotë. Ne asnjëherë nuk bëhemi ekspertë të çertifikuar në lutje dhe kurrë nuk ndalojmë së mësuari si të komunikojmë me Perëndinë; përvojat tona bëhen më të pasura dhe më të mira.

Perëndia ka kaq shumë për ju, dhe megjithëse nuk keni mbërritur ende në destinacionin përfundimtar, ju mund të falenderoni Perëndinë që jeni në shtegun që do ju çojë juve atje. Për sa kohë bëni progres, nuk ka rëndësi nëse ju jeni duke u zvarritur, duke ecur ose duke vrapuar. Vetëm vazhdoni përpara!

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ju jeni në rregull dhe në shtegun e duhur.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon