Zot, Mësomë Të Lutem

Zot, Mësomë Të Lutem

Dhe ndodhi që, ndërsa po lutej në një vend, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: «Zot, na mëso të lutemi, ashtu si mësoi dhe Gjoni dishepujt e vet». (LUKA 11:1)

Një nga lutjet më të rëndësishme, jetë-ndryshuese që një person mund të bëjë është, “Zot mësomë të lutem.” Nuk është thjesht “Zot më mëso të lutem,” por “Zot, mësomë mua të lutem.” E shikoni, thjesht të dish rreth lutjes nuk mjafton; ne duhet të dimë si të lutemi – si të flasim dhe të dëgjojmë Perëndinë – si individë që janë në një marrëdhënie personale, intime dhe dinamike me Perëndinë të Cilit i lutemi. Megjithëse ka parime të lutjes që i aplikon kushdo, ne jemi individë dhe Perëndia udhëheq secilin prej nesh si të lutemi dhe si të komunikojmë me Të në mënyra unike dhe personale.

Ishte një kohë kur unë merrja pjesë në shumë “seminare lutjesh,” dhe më pas përpiqesha t’i kopjoja dhe imitoja në lutjet e mia çfarë dëgjoja nga të tjerët në mënyrën si ata luteshin. Përfundimisht, e kuptova që Perëndia kishte një plan lutje të personalizuar për mua – një mënyrë për mua se si të komunikoja me Të dhe të dëgjoja efektivisht prej Tij – dhe duhet ta gjeja se cila ishte kjo mënyrë. Fillova të thoja, “Zot, mësomë mua të ltuem.” Perëndia m’u përgjigj në një mënyrë të fuqishme dhe solli përmirësime të mrekullueshme në jetën time të lutjes.

Nëse dëshironi të shijoni një marrëdhënie të fuqishme, më të thellë dhe intime me Perëndinë përmes lutjes, ju inkurajoj sot të thoni, “Zot, mësomë mua të lutem.” Ai do ta bëjë dhe juve shumë shpejt do të gjeni një liri më të madhe dhe më shumë efektshmëri në jetën tuaj të lutjes. Perëndia do ju udhëheqë në një plan unik, të freskët që funksionon mrekullueshëm për ju.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lejoje Perëndinë të të mësojë ty të lutesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon