Zoti E Përcjell Mesazhin E Tij

Zoti E Përcjell Mesazhin E Tij

Do t’i bindesh, pra, zërit të Zotit…. (LIGJI I PËRTËRIRË 27:10)

Perëndia ndonjëherë na flet përmes njerëzve të tjerë, ashtu siç edhe e dini. Më kujtohet një kohë specifike kur Perëndia më foli mua përmes Deivit lidhur me diçka në jetën time. Kur ai e ndau me mua, unë u zemërova. Deivi thjesht tha: “Ti bëj çfarë të duash me të, unë vetëm po të them atë që besoj se Perëndia ma tregoi.” Ai nuk u përpoq të më bindte mua se ajo që po thoshte ishte e vërtetë; ai thjesht raportoi çfarë ai besoi se Perëndia i tha atij. Përgjatë tre ditëve në vazhdim Perëndia më bindi dhe më tha që fjala që Ai i kishte thënë Deivit ishte korrekte. Unë derdha shumë lotë sepse isha e turpëruar të pranoja që Deivi kishte të drejtë!

Përgjatë fjalës së njohurisë që Perëndia më dha përmes Deivit pata mundësinë të kuptoj pse kisha telashe në një fushë të caktuar të jetës time. Unë kisha qenë duke e kërkuar Perëndinë për këtë situatë dhe nuk po merrja asnjë përgjigje. Deivi ma kishte dhënë përgjigjen, por mua nuk më pëlqeu sepse më bindte për mëkatet e mia të gjykimit dhe thashethemet. Fakti që unë nuk dëshiroja ta dëgjoja ishte me shumë mundësi sepse mendoja pse Perëndia ja dha Deivit përgjigjen – sepse Ai e dinte që unë nuk do të mund ta dëgjoja prej Tij vetë.

Unë nuk mund ta mbitheksoj ndikimin që pati kjo përvojë në jetën time. Nëse Perëndia do të punonte direkt me mua, jam e sigurte që unë do ta mësoja mësimin, por nuk do të ngjasonte aspak me mësimin që mora për shkak se Ai më foli mua përmes Deivit.

Unë ju inkurajoj të jeni të hapur për të dëgjuar Perëndinë ndërsa ju flet përmes njerëzve të besuar të cilët e dëgjojnë zërin e Tij dhe ju duan mjaftueshëm për t’ju thënë atë që Ai dëshiron të dëgjoni.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkojini Perëndisë çdo ditë që të flasë me ju sido që të jetë, kurdo dhe nëpërmjet kujtdo që Ai dëshiron.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon