Koha Për Ndryshim

Koha Për Ndryshim

Por ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, shndërrohemi në të njëjtin shëmbëllim nga lavdia në lavdi, si prej Frymës së Zotit. (2 KORINTASVE 3:18)

Vargu për sot na mëson që ne kemi nevojë edhe për Fjalën e Perëndisë edhe për Frymën e Perëndisë, të punojnë në jetën tonë në mënyrë që ne të përjetojmë ndry‑ shimin që Perëndia dëshiron të sjellë në jetët tona.

Kushdo që vjen tek Krishti ka nevojë për ndryshim. Sigurisht që ne nuk dëshi‑ rojmë të qëndrojmë të njëjtët siç ishim para se ta njihnim Atë, apo jo? Ne mund dhe duhet të dëshirojmë të ndryshojmë, por gjithashtu duhet të kuptojmë se nuk mund të ndryshojmë vetë. Ne duhet të mbështetemi plotësisht në fuqinë e Frymës së Shenjtë, ndërsa na flet për ndryshimet që janë të nevojshme dhe i sjell ato në jetët tona. Si besimtarë, ne sigurisht duhet të bashkëpunojmë me punën që Ai bën brenda nesh, por gjithashtu duhet të kujtojmë që Ai është i Vetmi që bën të mundur ndryshimin. Shumë herë, Ai do të na flasë për ndryshimet që Ai dëshiron të bëjë në jetën tona, ndaj ne duhet ti mbajmë zemrat tona të ndjeshme ndaj zërit të Tij, duke qenë të gatshëm të punojmë me Të ndërsa ai na ndryshon “nga lavdia në lavdi.”

Ndërsa Perëndia punon në jetët tona, një nga mënyrat se si dëgjojmë prej Tij është se kemi një ndjesi parehatie në frymën tonë, kur jemi duke bërë diçka që nuk e kënaq Atë. Sa herë që Fryma e Shenjtë dëshiron të bëjë një ndryshim në ne ose në sjelljen tonë, gjithçka që ne duhet të bëjmë është të dorëzohemi dhe Ai do të punojë. Thjesht thuaj, “ U bëftë vullneti yt Zot, jo imi.”

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbështetu tek Fryma e Shenjtë që të sjellë ndryshimin për të cilin ke nevojë në jetën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon