Mëso të Dallosh

Mëso të Dallosh

Po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të fituar arsyen… atëherë do të ndiesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur njohurinë e Perëndisë. (FJALËT E URTA 2:3-5)

Aftësia dalluese është diçka që presim ta kemi ndërsa afrohemi më shumë me Perëndinë. Duhet që ta depërtojmë sipërfaqen e diçkaje dhe të shohim në të thellat e saj. Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken, ndaj aftësia dalluese është e vlefshme për t’u pasur. Nëse e kemi këtë aftësi në mendje dhe në zemër, do të shmangim shumë probleme. Të inkurajoj të lutesh për aftësi dalluese rregullisht.

Nëse i marrim vendimet duke iu referuar mënyrës se si duken gjërat, se si mendojmë apo se si ndihemi, do të marrim shumë vendime jo të urta. Diçka mund të duket e mirë, por prapë se prapë thellë brenda teje ke një ndjesi që duhet të tregosh kujdes dhe të mos vazhdosh. Në këtë rast, duhet të presësh dhe të lutesh më shumë, duke i kërkuar Perëndisë të të drejtojë me anë të Frymës së Tij, duke të të dhënë aftësi dalluese në frymën tënde. Mos bëj asgjë nëse nuk ndihesh në paqe në raport me të ose frymës tënde nuk i duket mirë.

Vargu ynë për sot na inkurajon të kuptojmë frikën ndaj Zotit. Të tregosh kujdes që të mos dalësh kundër asaj që e ndjen në zemër do të thotë të praktikosh frikën ndaj Zotit. Do të thotë të shfaqësh nderim për atë që beson se Ai po të shfaq, edhe pse mendja jote mund të mos e kuptojë fare. Të mësosh të drejtohesh nga Fryma do të thotë të mësosh të zbulosh dhe të respektosh mënyrën se si Perëndia shpesh herë flet, gjë që bëhet përmes aftësisë dalluese, ndaj vazhdo të lutesh dhe të praktikohesh në këtë fushë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos merr vendime bazuar vetëm në njohurinë e mendjes. Bëj një kontroll të brendshëm dhe shiko se çfarë dëshiron të të tregojë aftësia dalluese.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon