Thjesht Bëj Pjesën Tënde

Thjesht Bëj Pjesën Tënde

Zoti ka dëgjuar përgjëratën time; Zoti e ka pranuar lutjen time. (PSALMI 6:9)

Çdo besimtar është thirrur të flasë me Perëndinë dhe të dëgjojë zërin e Tij përmes lutjes, por jo të gjithë janë thirrur në zyrën shpirtërore e një ndërmjetësi. Për shembull, unë besoj se Perëndia e ka thirrur Deivin si ndërmjetësues për Amerikën. Ai duket se ka një detyrë “zyrtare” nga Zoti që të lutet për vendin tonë, një barrë të vërtetë për çështjet dhe punët kombëtare, një dëshirë për të parë rizgjim në tokën tone dhe një interes të thellë dhe të qëndrueshëm për çështjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e studion historinë amerikane me qëllim dhe qëndron i informuar në lidhje me ato që po ndodhin në qeverinë e vendit tonë. Gjithashtu një zjarr i pazakontë i shoqëron lutjet e tij. Për këtë e kam fjalën kur flas për një person që punon në një zyrë ndërmjetësuesi.

Që nga 1997, e kam parë Deivin të lutet dhe të qajë e ta bombardojë qiellin në favor të Shteteve të Bashkuara. Unë nuk qaj për kombin tonë ashtu siç bën ai, por kjo nuk do të thotë se nuk më intereson apo se nuk lutem për udhëheqësit tanë. Thjesht do të thotë se nuk mund ta detyroj veten të kem pasionin e Deivit, sepse Ai pasion vjen nga Perëndia. Po ashtu kjo do të thotë se Perëndia po e përdor Deivin dhe mua si një skuadër; Ai e ka lënë Deivin të veprojë në një pozicion të caktuar dhe mua në një tjetër. Nëse filloj të mendoj se diçka nuk shkon me mua meqë nuk ndërhyj njësoj si Deivi, do të përfundoj e dënuar – dhe kjo nuk do të më lejojë të përmbush atë që Perëndia më ka thirrur të bëj. Por, nëse qëndroj me siguri në pozicionin tim dhe fokusohem që të jem e shkëlqyer në të, skuadra jonë ka për të fituar çdo herë. Perëndia nuk ia jep gjithçka vetëm një personi. Fryma e Shenjtë i ndan gjërat ashtu siç mendon se duhet dhe të gjithë kemi nevojë të bëjmë pjesën tonë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Qetësohu dhe lutu ashtu si Perëndia të drejton.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon