Urtësi Dhe Gjykim I Drejtë

Urtësi Dhe Gjykim I Drejtë

Lum ai njeri që ka gjetur urtësinë dhe njeriu që ka përfituar arsyen… Ajo është më e çmuar se perlat… Rrugët e saj janë rrugë të pëlqyeshme dhe tërë shtigjet e saj janë paqe. (FJALËT E URTA 3:13-17)

Kur ndjekim udhëzimet e Perëndisë, marrim vendime të mençura që na sjellin nder, begati, kënaqësi dhe paqe. Njëherë unë dhe Deivi u lutëm që Perëndia të na fliste dhe të na drejtonte, ne përdorëm urtësinë dhe gjykimin e drejtë edhe për çështjet e mëdha, edhe për ato të voglat.

Urtësia do të na çojë gjithmonë te më e mira që ka Perëndia. Për shembull, urtësia na mëson se nuk do të të mbeten më miq nëse tenton të kontrollosh dhe dominosh çdo gjë që ndodh në jetën tënde dhe tyren. Nuk do të të mbeten më miq nëse flet për ta pas shpine.

Gjykimi i drejtë do të të udhëzojë në çështjet financiare. Nuk do të futesh në borxh nëse nuk shpenzon më shumë se sa fiton. Fryma e Shenjtë nuk ka nevojë të flasë me zë të lartë që të na tregojë se nuk duhet të shpenzojmë para më shumë se sa fitojmë. Gjykimi i drejtë na e tregon se do të futemi në telashe nëse veprojmë kështu.

Urtësia nuk do të na lejojë të zotohemi për më shumë se sa na lejon koha. Nuk ka rëndësi se sa shumë shqetësohemi për t’i realizuar gjërat, ne duhet të gjejmë kohë dhe të presim që Perëndia të na japë paqe për atë që do të bëjmë dhe atë që nuk duhet të bëjmë. Gruaja që përmendet te Fjalët e Urta 31 mendoi të blinte një arë të re, por ajo nuk do të vepronte kështu nëse për arën do t’i duhej të neglizhonte detyrat që tashmë kishte duke marrë përsipër përgjegjësi të reja.

Urtësia është mikesha jonë. Na ndihmon të mos jetojmë me pengje dhe të bëjmë zgjedhje që do të na gëzojnë më vonë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Praktiko urtësinë dhe gjykimin e drejtë në të gjitha vendimet e tua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon