Po Kap Gjë?

Po Kap Gjë?

Dhe Jezusi u tha atyre: «O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?». Ata iu përgjigjën: «Jo!». (Gjoni 21:5)

Gjoni 21 na tregon historinë e dishepujve që peshkuan gjithë natën, por nuk kapën asgjë. A je ndjerë ndonjëherë sikur po bën gjithçka di dhe prapë se prapë nuk po jep rezultate të mira? Nëse është kështu, atëherë e kupton se si janë ndjerë ata.

Jezusi u shfaq dhe i thirri që nga bregu e i pyeti nëse kishin kapur ndonjë gjë. Ata thanë se jo. Ai u tha t’i hidhnin rrjetat në anën e djathtë të barkës dhe do të gjenin peshk. Ata i hodhën dhe zunë aq shumë peshq sa as nuk po e tërhiqnin dot rrjetën. Kjo histori është një shembull i asaj që ndodh kur ndjekim vullnetin e Perëndisë, krahasuar me atë që ndodh kur ndjekim vullnetin tonë.

Kur Jezusi i pyeti, tamam tamam ai po thoshte, “A po ia dilni mbanë me mënyrën se si po veproni?” kjo është një pyetje që ne mund t’ia bëjmë vetes kur nuk po shfaqim asnjë fryt nga gjithë ajo përpjekje e vendosur në projektet ku po punojmë.

Kur “peshkojmë” jashtë vullnetit të Perëndisë, është njësoj si të peshkojmë në anën e gabuar të barkës. Ndonjëherë luftojmë, përpiqemi, punojmë dhe sforcohemi, duke u përpjekur të realizojmë gjëra të mëdha. Përpiqemi t’i ndryshojmë gjërat, njerëzit dhe veten. Përpiqemi të fitojmë më shumë para dhe të promovohemi në punë. Mund të punojmë e punojmë në gjithë këto mënyra dhe prapë se prapë të mos nxjerrim asgjë në dritë nga gjithë përpjekjet përveçse të jemi të rraskapitur.

A ke kapur gjë së fundmi? A ke realizuar gjë përveçse je rraskapitur? Nëse jo, ndoshta je duke peshkuar në anën e gabuar të barkës.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse i kërkon ndihmë Perëndisë dhe kërkon zërin e Tij, Ai ka për të të treguar se ku ta hedhësh rrjetën.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon