Afrojuni fronit me guxim

Afrojuni fronit me guxim

Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur. – Hebrenjve 4:16

Perëndia do që ne të vrapojmë drejt tij për hir (fuqi e brendshme e mbinatyrshme). Ai do që të mbështetemi vetëm tek Ai.

Por armiku përpiqet të na gënjejë, duke na thënë që nuk jemi të mirë mjaftueshëm për të qëndruar në paninë e Perëndisë. Satani përpiqet të na bindë se kemi bërë shumë gabime që Perëndia të dojë të ketë të bëjë me ne.

Por Fjala e Perëndisë nuk thotë këtë. Fjala e Tij thotë që si fëmijë të shpenguar dhe të falur, ne mund t’i afrohemi fronit të Tij. Keni nevojë të merrni këtë të vërtetë dhe të zgjidhni ta jetoni.

Në vend që të thoni “Më duket sikur Perëndia nuk më do. Nuk më duket sikur jam i falur. Nuk ndihem sikur kam një të ardhme.” thoni: “Perëndia më do dhe asgjë nuk mund të më ndajë nga dashuria e Tij. Ai më ka falur dhe unë mund t’i afrohem me besimin që Ai më pranon.”

Çdo herë që ndiheni të pavlerë, kujtoni çfarë Fjala e Perëndisë thotë dhe me guxim afrohuni tek Ati juaj qiellor. Ai po pret me dëshirë t’ju takojë.


Lutje

Perëndi, unë vij me guxim tek Ti sepse Fjala Jote thotë që jam i falur dhe gjithmonë mund të vij tek Ti. Faleminderit që fal dështimet e mia dhe për hirin Tënd që më ndihmon në çdo kohë që kam nevojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon