Arsyeja Pse Erdhi Jezusi

Arsyeja Pse Erdhi Jezusi

Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve; pastroni duart, o mëkatarë, dhe shenjtëroni zemrat, o njerëz me dy mendje. – Jakobi 4:8

Shikoni me vëmendje vargun më sipër. Na thuhet t’i afrohemi Perëndisë përpara se të na thuhet të ndalojmë së mëkatuari.

Ka kaq shumë njerëz që e keqkuptojnë. Mendojnë që nuk mund të vijnë dot te Perëndia, që nuk mund të kenë dot asnjëherë një marrëdhënie me të dhe që nuk mund të jenë të krishterë sepse kanë çështje në jetën e tyre që po mundohen t’i rregullojnë. Po përpiqen të rregullojnë çdo gjë të tyren që të jenë të mirë mjaftueshëm për të patur një marrëdhënie me Të.

Çfarë nuk shkon? Arsyeja përse erdhi Jezusi, është se ne nuk mund të jemi asnjëherë të mirë mjaftueshëm pa Atë. Duhet të kemi Jezusin në jetët tona. Vdekja e Tij, gjaku i Tij i derdhur pagoi për mëkatet tona.

Nuk mund të pastrohemi nga mëkati derisa t’i afrohemi Perëndisë përmes emrit të Jezusit. Perëndia dëshiron që t’i afroheni Atij sot. Mos qëndroni larg, duke besuar gënjeshtrën që duhet të pastroheni më parë. Përkundrazi, shkoni te Perëndia dhe lejoni Atë t’ju pastrojë përmes sakrificës që Jezusi bëri për ju.


Lutje

Perëndi, unë vij tek Ti përmes gjakut të Jezusit që pastron mëkatet e mia. Faleminderit për faljen Tënde. Unë refuzoj të jetoj në turp sepse e di që mund të të afrohem tani, duke marrë dashurinë dhe faljen Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon