Banesa e Tij

Banesa e Tij

A nuk e dini se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju? (1 KORINTASVE 3:16)

Unë mrekullohem dhe mahnitem sa herë që mendoj për bekimin e madh të brendabanimit të Frymës së Shenjtë. Ai na frymëzon ne për të bërë gjëra të mëdha. Ai na vesh me fuqi për të gjitha detyrat tona. Ai qëndron në komunikim të ngushtë me ne, nuk na lë dhe nuk na braktis kurrë.

Vetëm mendoni për këtë – nëse unë dhe ti jemi besimtarë në Jezus Krishtin, ne jemi shtëpia e Frymës së Shenjtë të Perëndisë! Ne duhet të meditojmë në këtë të vërtetë gjithmonë derisa të bëhet një zbulesë personale në jetën tonë. Nëse e bëjmë këtë, ne nuk do të jemi kurrë pa ndihmë, pa shpresë, apo pa fuqi, sepse Ai premton se do jetë me ne për të na folur, forcuar dhe fuqizuar. Ne nuk do të jemi kurrë pa një mik ose pa drejtim, sepse Ai premton të na udhëheqë dhe të jetë me ne në gjithçka që bëjmë.

Pali i shkruan dishepullit të tij të ri Timoteut, “Ndoren e mirë ruaje me anë të Frymës së Shenjtë që banon brenda nesh.” (2 TIMOTEUT 1:14).

Të vërtetat që ju dini për Frymën e Shenjtë janë shumë të çmuara; ju inkurajoj t’i ruani dhe t’i mbani në zemrën tuaj. Mos lejoni t’ju rrëshqasin. Duke qenë se jeni besimtarë në Jezus Krishtin, Fryma e Shenjtë është brenda jush për t’ju ndihmuar jo vetëm ta mbani atë që keni mësuar nga Ai, por iu ndihmon ta rrisni dhe ju mundëson ta ndani atë me të tjerët. Çmojeni Atë, nderojeni Atë, duajeni dhe adhurojeni Atë. Ai është shumë i mirë, shumë i sjellshëm, shumë madhështor. Ai është i mrekullueshëm – dhe ju jeni vendi i Tij i banimit!


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fliteni me zë të lartë disa herë në ditë: “Unë jam vendi i banimit të Perëndisë. Ai ka bërë shtëpinë e Tij tek unë.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon