Bëjeni Perëndinë Burimin E Aprovimit Tuaj

Bëjeni Perëndinë Burimin E Aprovimit Tuaj

Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë (Fortesa jonë e lartë). (Sela – në qetësi duke menduar për këtë) —Psalmi 46:11

Epidemia e pasigurisë është vjedhja e gëzimit të jetës nga shumë njerëz në shoqërinë tonë sot dhe shkaktimi i problemeve madhore në marrëdhëniet e tyre. E di efektin që pasiguria mund të ketë në jetët tona sepse e kam përjetuar. E di çfarë shkakton tek një person.

Ata që janë në pasiguri, shpesh kërkojnë aprovimin e të tjerëve që të përpiqen të mundin ndjenjat e refuzimit dhe të vetë-vlerësimit të ulët. Ata janë të varur ndaj kësaj.

Kur kemi vështirësi me pasigurinë, vetëm një gjë do të na bëjë të lirë, e vërteta e Perëndisë. E vërteta është që ne nuk kemi nevojë të marrim nga njeriu atë që Perëndia na e jep falas: dashuri, pranim, aprovim, mbrojtje, vlerë dhe vlerësim.

Ai është streha jonë, fuqia jonë, fortesa jonë në kohë turbulencash dhe vendi ku ne fshihemi (shih Psalmi 9:9; 31:4; 32:7; 37:39; 46:11). Të gjitha këto, vijnë nga Ai. Për sa kohë që kemi këto, ne kemi gjërat më të vlefshme në gjithë botën.

Ndërsa i mbani sytë tek Ai, do të ngriheni në nivele të reja të lirisë, duke u bërë personi i pjekur dhe me vet-besim, siç u krijuat për të qënë.


Lutje

Zot, unë mbaj sytë tek ti për mbrojtje. Përqëndrohem në të vërtetën tënde, Ti je streha dhe fuqia ime. Ti më jep dashuri dhe pranim. Vetëm në Ty unë kam vet-besim të plotë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon