kostoja e lartë e jetesës së ulët

kostoja e lartë e jetesës së ulët

Sepse ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën, por humb shpirtin e vet (jetën e fituar në mbretërinë e Perëndisë)? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet? – Mateu 16:26

Satani na tundon të bëjmë një jetë të ulët, por Perëndia na tundon të bëjmë një jetesë të lartë. Një nga gabimet më të mëdha që mund të bëjmëështë të kënaqemi, me idenë se çdo gjë që kemi tani është në rregull, apo më e mira që mund të bëjmë. Një mendësi me prishmëri të ulët na mban peng për shkak se Perëndia mund të bëjë përmes nesh vetëm aq sa ne besojmë se Ai mund të bëjë.

Kini kujdes të mos jeni në një “vend të mirë” frymërisht. Unë nuk dua të jem mestarisht mirë, sepse nuk i shërbej një Perëndie mesatar. Perëndia është një Perëndi i shkëlqyeshmërisë dhe unë dua të ndjek shembullin e tij. Sikurse Shkrimi më sipër thotë, ne mund të fitojmë gjithësabotaka për të ofruar dhe të humbasim shpirtin e bekimin që Ai ka për ne.

Jetesa e ulët ka kosto të lartë. Nuk vlen të hiqet dorë nga jeta e mrekullueshme, e paqtë, e gëzueshme dhe e shenjtë që mund të kemi në Krishtin këtu në tokë. Nëse kaloni gjithë jetën tuaj duke i rezistuar vullnetit të Perëndisë dhe të jetoni sipas mënyrës tuaj, po bëni një jetë të ulët.

Perëndia do që të jeni të bekuar, por nuk do që të përpiqeni ta siguroni vet. Ai nuk do që të kërkoni gjëra apo t’i vendosni gjërat përpara Atij. Mbani mend ndërsa kërkojmë Perëndinë së pari dhe mbretërinë e tij, gjithë bekimet që Ai ka për ne, do të vijnë. Kjo është të jetoni jetën e lartë!


Lutje

Zot, unë nuk dua të kem një jetesë të ulët. Më ndihmo të përqëndrohem tek Ti që të jetoj jetën e lartë të mretërisë tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon