Të mposhtim frikën e mangësisë

Të mposhtim frikën e mangësisë

Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Krishtin Jezus. – Filipianëve 4:19

Një nga frikërat më të mëdha që përballin njerëzit është frika e mangësisë. Është frika që thotë se nevojat tuaja nuk do të përmbushen, që do t’ju shterojnë burimet dhe se Perëndia nuk do t’ju vijë në ndihmë në kohë.

Mund të gjendeni në një situatë mangësie që nuk e keni ndeshur më parë, dëshpërimisht në nevoja financiare apo burime të tjera thjesht për të përmbushur nevojat bazë. Ndoshta po përballeni me një mungesë emocionale apo frymërore. Fryma e frikës po ju sulmon, po ju thotë se Perëndia nuk mund të përmbushë nevojat tuaja dhe që nuk do t’ia dilni mbanë.

Keni nevojë të dini se armiku është gënjeshtar dhe Perëndia kujdeset për situatën tuaj. Ai ka një plan dhe po punon për të mirën tuaj që të keni gjithçka që ju nevojitet. Edhe kur duket sikur asgjë nuk po vjen, Perëndia gjithmonë siguron në mënyrë të mrekullueshme.

Çfarëdo qoftë nevoja juaj, financiare, fizike, emocionale, frymërore, nuk duhet të keni frikën e mangësisë. Perëndia do të sigurojë për ju, do t’ju ngushëllojë, ushqejë dhe do t’ju sjellë në një vend fuqizimi. Besoni në sigurimin e Tij.


Lutje

Perëndi, Fjala Jote thotë që Ti do të sigurosh për gjithë nevojat e mia, prandaj unë nuk do të dorëzohem ndaj frikës së mangësisë. Unë besoj që Ti më do dhe do të më ndihmosh e do të sigurosh për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon